Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi që mbledhja e Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore, të zhvillohet të hënën me 25 maj.
Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI, Petrit Vasili dërgua letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, për t’i bërë të ditur këtë fakt.
Ata pohojnë se pavarësisht, se procesi i filluar me 11 maj është goditur shumë herë nga mazhoranca, opozita mbetet e përkushtuar të përfundojë sa më parë reformën.
Ditën e premte, Damian Gjiknuri, kryetar i reformës zgjedhore kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik më 26 maj, në orën 10:00.