Opozita: PS kërkon emërimin e anëtarëve të KQZ nga qeveria

Nga Exit News
Opozita: PS kërkon emërimin e anëtarëve të KQZ nga qeveria

Opozita akuzon PS se drafti i propozuar nga shumica socialiste “përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ nga qeveria” duke i hequr çdo garanci për vendimarrje opozitës.

PS nuk i ka qendruar marrëveshjes së 5 qershorit për përzgjedhjen “me konsultim mes palëve të Komisionerit të Zgjedhjeve, Zëvendës Komisioneri përzgjidhet nga partitë e opozitës, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe KAS përzgjidhen nga partitë e mazhorancës dhe opozitës, të ndarë në mënyrë proporcionale.”, shkruan PD në një përgjgije zyrtare për PS-në.

Gjithashtu, opozita shprehet se i ka kërkuar shumicës socialiste të propozojë ndryshimet në formulën e opozitës, ose të sjell një formulë të re për përzgjdhjen e anëtarëve.

Opozita shprehet se formula e propozuar prej saj, është e njëjtë me ato të institucioneve të drejtësisë dhe “garanton pavarësinë, njësoj si tek organet e drejtësisë, e dakordësuar me konsensus nga palët politike dhe e çertifikuar edhe nga Komisioni i Venecias”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>