Disa organizata të shoqërisë civile kundërshtuan prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Në një deklaratë për mediat, ato u shprehën se shkatërrimi i Teatrit nuk është rreziku më i madh në këto momente, por shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile.
“Ne, organizatat e poshtë shënuara, e gjejmë veten në një pozicion të vështirë dhe të kërcënuar nga dhuna dhe represioni i vazhdueshëm shtetëror
Sot Teatri nuk ekziston më si godinë, por ekziston ende si frymë, e këtë frymë duhet ta mbajmë gjallë me çdo kusht përtej çdo kaste autoritare qeverisëse. Shkatërrimi nuk është rreziku më i madh në këto momente, por shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile, që po vendos një precedent të rrezikshëm në vendin tone”
Ato i bënë thirrje institucioneve vendase, ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike të reagojnë karshi tendencave të autoritare të qeverisë.