Organizatat shqiptare pro Erdoganit, solidarizohen me “demokracinë” turke

Organizatat shqiptare pro Erdoganit, solidarizohen me “demokracinë” turke

Një grup organizatash joqeveritare të quajtura “Grupimi i Organizatave të Shoqërisë Civile Shqiptare në Solidaritet me Demokracinë në Turqi”, kanë publikuar në disa gazeta shqiptare përshëndetje në kujtim të shtypjes së grushtit të shtetit të 2016- kundër Presidentit Erdogan.

Sipas njoftimi:

“Ne si Organizatë e Shoqërisë Civile në Shqipëri dënojmë përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë.”

Megjithëse emrat e organizatave nuk përmenden, grupimi duket se është formuar në gusht 2016, pas grushtit të dështuar të shtetit. Sipas medias turke Anadolu, grupi i OJQ-ve përfshin Forumin Musliman të Shqipërisë, i cili përfaqëson bashkësinë myslimane shqiptare, si dhe Shoqatën Çamëria, Gjysmëhënën e Gjelbërt të Shqipërisë dhe Lidhjen e Imamëve.

Grupimi i organizatave, njësoj si qeveria turke, akuzon Fetullah Gylen si ideator dhe organizator të grushtit të dështuar të shtetit.

Reklamimi dhe publikimi i njoftimeve në media të ndryshme është deri më tani përpjekja më e dukshme e qeverisë turke për të ndikuar qeverinë dhe opinionin publik shqiptar në betejën e saj kundër Lëvizjes së Fetullah Gylen, të udhëhequr nga ish-aleati i Presidentit Erdogan, i njohur si themelues i disa prej rrjeteve më të mëdha të shkolla turke në Shqipëri dhe në rajon.

Në prill, ambasadori turk Hidayet Bayraktar i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërmarrë veprime kundër këtyre shkollave turke, që janë nën varësinë e Ministrisë së Arsimit. Në nëntor 2016, Ministria e Arsimit urdhëroi ndalimin e simboleve kombëtare dhe emrave turq në këto shkolla. Megjithatë FETO nuk është klasifikuar ende zyrtarisht nga Shqipëria si organizatë terroriste, dhe ende nuk ka prova se këto institucione arsimore “përkrahin terrorizmin”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>