Orges Bilbili dënohet me 5 vite burg

Nga Exit News
Orges Bilbili dënohet me 5 vite burg

Orges Bilbili u dënua të mërkurën me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës për dy vepra “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Reth një vit më parë ai u godit nga një polic dhe më pas polici u arrestua. Bilbili ishte i shpallur në kërkim.

Ai po gjykohet edhe nga Gjykata e Posaçme për dy ngjarje kriminale në Lushnjë, për të cilat ishte edhe në kërkim.

Orges Bilbili akuzohet si autor i disa vrasjeve në Lushnje, së bashku me Laert Haxhiun.

Në tetor 2019, bashkë Haxhiun, Bilbili vrau Besmir Hidën 40 vjeç, në qendër të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili në shtator 2017.

Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali, në maj 2015.

Ai është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe prej 3 vitesh ishte në kërkim ndërkombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>