
Prania e OSBE-së në Tiranë ka kërkuar mbylljen e reformës zgjedhore brenda 31 majit. Gjithashtu, OSBE-ja e vlerësoi mbledhjen e Këshillit politik si një hap përpara.
“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”, shkruan në faqen zyrtare në Facebook prania e OSBE-së në Tiranë.