OSBE-ja do të monitorojë zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit në Mal të Zi. Ajo ka dërguar në vend një ekip me ekspertë dhe vëzhgues për të monitoruar fushatën elektorale dhe zhvillimin e zgjedhjeve.
Por në shkelje të parimeve të paanshmërisë, kryeministri Edi Rama, i cili drejton dhe OSBE-në, ka bërë thirrje për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.
Deklarata e Ramës e dëmton bësueshmërinë e misionit të vëzhgimit të OSBE-së, pasi vë në dyshim paanshëmrinë e saj.
Përmes një videomezashi, Rama i është drejtuar shqiptarëve të Malit të Zi ppor edhe malazezëve, që të mbështesin Milo Gjukanoviçin.
Në video ai flet në anglisht dhe i drejtohet qytetarëve si kryeministri i Shqipërisë dhe jo si presidenti OSBE-së.
Rama bën thirrje dhe në serbisht: “Me vendosmëri për Malin e Zi”, i cili është sllogani i Gjukanovicit për fushatën zgjedhore.
Ai në fund thotë: “Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon“.
Të gjithë liderët e tjerë të vendit i kanë bërë apel qytetarë shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të mbështesin partitë shqiptare.