Prezenca e OSBE-së në Tiranë përshëndeti miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të dakortësuar me marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.
Në një postim në Facebook, OSBE u shpreh se tashmë presin zbatimin e këtyre ndryshimeve.
“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. “
OSBE-ja pohoi se është e gatshme të ndihmojë palët dhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës, duke u bërë thirrje atyre të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.