
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Në ditën Ndërkombëtare Kundër Koprrupsionit, OSBE është shprehur se korrupsioni shkatërron themelet e shtetit modern dhe ul besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet.
“Prezenca e OSBE-së është e palëkundur në mbështetjen që i jep Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e këtyre angazhimeve të reja”, shkruan OSBE.
Respektimi i shtetit të së drejtës dhe transparenca në qeverisje janë faktorët që OSBE i evidenton si elemente kyçe që luftojnë korrupsionin.
Mbikëqyrja e efektshme dhe pjesëmarrja e qytetarëve janë vendimtare për të minimizuar rreziqet dhe për të zvogëluar korrupsionin, pohon OSBE.