
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paditur të martën 4 zyrtarë të Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre.
Ata janë kryeinspektori dhe 3 inspektorë të IMT-së në Himarë. Shkak për padinë janë bërë shkeljet dhe moszbatimet e urdhërave, të cilat janë gjetur gjatë një kontrolli në terren në Himarë, të IKMT-së.