Ndërsa procesi zyrtar i vettingut pritet të fillojë në shtator, deri më tani 7 prokurorë e gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen për t’iu shmangur verifikimit të figurës.
Pjesa më e madhe e dorëheqjeve vijnë nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e prokurorët e dorëhequr janë:
- Sulejman Tola, prokuror nga Kruja;
- Ilir Çeliku, gjyqtar nga Gjykata e Apelit në Shkodër;
- Ilir Pashaj, gjyqtar nga Gjykata e Elbasanit;
- Mirela Fana, gjyqtare nga Gjykata e Lartë;
- Eritan Shehu, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë;
- Adnand Berdica, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë;
- Etleva Sherifi, ndihmë juridike nga Gjykata e Lartë;
Sipas nenit 56, pika 1 e ligjit të Vettingut, zyrtarët e sistemit të drejtësisë lejohen të japin dorëheqjen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Ligji i vettingut u botua në fletoren zyrtare më 30 gusht 2016, e siç parashikohet, ai hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit, pra më 14 shtator. Kjo bën që afati përfundimtar për të dhënë dorëheqjen e për të mos u përfshirë në procesin e verifikimit të figurës ishte 14 dhjetori 2016.
Duke qenë se asnjë nga 7 zyrtarët e përmendur më sipër nuk e ka dhënë dorëheqjen brenda këtij afati, ata duhet t’i nënshtrohen procesit të vettingut.
Megjithatë Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar për të drejtën e dhënies së dorëheqjes më 28 shtator, pas një ankesë të bërë nga Bashkimi i Gjyqtarëve.