Qeveria do të trefishojë taksat e siguracionit për makinën dhe pronën

Në vitin 2016, qeveria do të rrisë taksat e siguracionit të makinës dhe pronës me shtatë pikë përqindje. Në paketën e re fiskale, parashikohet që këto taksa, nga tre përqind që janë aktualisht, të rriten  në dhjetë përqind, pra rreth tre herë më të larta.

Nëse ky propozim do të miratohet nga parlamenti, do të ndikojë në shtrenjtimin e siguracioneve të automjeteve dhe pronave të paluajtshme.

Paketa fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit 2016 po diskutohet mes përfaqësueve të Ministrisë së Financave dhe të biznesit. Të tjera taksa që parashikohen të rriten janë tatimi mbi të ardhurat dhe akciza për birrën e prodhuar në vend.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>