Pallati në Shijak i pabanueshëm, banorët në rrugë

Pallati në Shijak i pabanueshëm, banorët në rrugë

“Shijaku ka dëmë por nuk ka dëmë të rëndësishme,” deklaroi Ministri Fuqiplotë për Menaxhimin e Pasojave të Tërmetit Bledi Çuçi. Ndërsa kryebashkiaku i Shijaktu deklaroi për Top Channel se “janë marrë masat për akomodimin e banorëve”.

Por gjendja duket ndryshe në realitet. Një grup banorësh të Shijakut kanë kontaktuar me redaksinë e Exit News dhe kanë dëshmuar se një pallat në qendër të qytetit është shpalllur i pabanueshëm dhe banorët nuk kanë ku të strehohen.

Bëhet fjalë për një pallat 5-katësh në qendër të qytetit, i cili është ndërtuar në mesin e viteve 1970-të dhe është krejt i amortizuar.

Ndërtesa ka pësuar dëmtime të rënda, përfshi edhe në strukturën e tij, dhe inspektorët e Bashksës Shijak e kanë shpallur të pabanueshme dhe kanë ndaluar futjen e banorëve.

Shumë banorë nuk kanë ku të strehohen dhe janë shprehur për Exit News se natën e shkuar e kanë kaluar nëpër makina.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>