Zv/ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer foli për gazetarët pas takimit më kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta.
Ai i cilësoi si takime të mira.
“Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi”, tha ai.
Ai tha se zgjedhjet duhet të jenë sipas standardeve demokratike. “Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin”, tha ai.
Palmer tha se SHBA është e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë.
“SHBA kërkon që zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve dhe të adresohen problematikat kryesore të zgjedhjeve”, deklaroi Palmer.