Paloka: Durrësi nuk i arriti objektivat e partisë për zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
Paloka: Durrësi nuk i arriti objektivat e partisë për zgjedhjet e 25 prillit

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka u shpreh se qarku i Durrësit i ka arritur objektivat e vendosura nga partia për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ajo qe une dua te sqaroje eshte se as dje dhe asnjehere tjeter une nuk kam thene qe “Durresi i arriti objektivat”Durrësi i arriti objektivat” e [..] të debatoja për këtë nuk do isha unë me këmbë në tokë. Nëse do arrinim objektivat dhe projeksionet pavarësisht manipulimeve që u bënë, ne do ishim ne pushtet”, shkroi Paloka në Facebook, të premten.

Ai sqaroi se të enjten në mbledhjen e kryesisë së PD-së nuk pati debate.

Paloka e bëri sqarimin pas lajmeve në media, se ai ka kundërshtua analizën e zgjedhjeve të kryer nga Gazmend Bardhi.

Qarku i Durrësit u vlerësua nga analiza e PD-së, e publikuar dje, si një ndër qarqet që nuk ka arritur objektivin minimal. Ndërsa sipas një përllogaritje të publikuar në media Durrësi nuk e ka kapur objektivin për 607 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>