
Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti i bëri thirrje qeverisë të marë masa për të siguruar ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës së Covid-19 në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Panariti shkruan se vaksinat kërkojnë kushte frigoriferike ndryshe prishen e nuk përdoren dot.
“Që tani duhet investuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti covid, para se ajo të vijë përndryshe do dështojmë!
Vaksinat janë shumë delikate, prishen shpejt dhe duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta.
Pjesa më e madhe e vaksinave anti covid, si Pfizer dhe Moderna janë vaksina ARN.”
Panariti i kërkoi qeverisë që të sigurojë ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur vaksinën sapo të zbresë nga avioni , termuset speciale ngrirës për vaksinatorët dhe autofrigoriferë.