Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe qeveria japoneze ranë të martën dakord për të shtyrë për vitin tjetër Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Lajmin e njoftoi kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i cili pohoi se kishte rënë dakord me Presidentin e KON Thomas Bach për të shtyrë lojërat olimpike në vitin 2021 si pasojë e pandemisë së sëmundjes Covid-19.
Për organizimin e Tokio 2020, Japonia kishte shpenzuar deri më sot mbi 12 miliardë dollarë.
Lojërat Olimpike, të cilat që prej vitit 1948 zhvillohen çdo 4 vite, janë organizimi më i madh i të gjitha disiplinave sportive në botë.
Përveç Lojërave Olimpike deri më sot janë shtyrë edhe evente madhore të futbollit si Euro 2020 apo Copa America 2020.