Pandemia ul numrin e bizneseve në Korçë, rriten shitjet online

Nga Exit News
Pandemia ul numrin e bizneseve në Korçë, rriten shitjet online

Pandemia COVID-19 ka ndikuar negativisht tek bizneset e vogla në qytetin e Korçës. Blerjet në njësitë tregtare krahasuar me një vit më parë kanë rënë ndjeshëm sipas një raportimi të EuroNews.

Jashtë kamerave shitësit e pazarit të vjetër shprehen se rreth 70% e mallit të tyre ka ngelur stok.

Përveç ndihmës nga shteti me pagat e luftës në nisje të pandemisë, biznesi në Korçë nuk ka marrë ndihmë tjetër ekonomike.

Sipas nënkryetarit të shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Bujar Muço, qeveria duhet të mendojë ndihma të tjera ekonomike për bizneset pasi janë drejt falimentimit.

“Vetëm në dy vitet e fundit në Korçë janë mbyllur 1600 biznese që janë të evidentuara në INSTAT. Mos harrojmë që ka më shumë biznese të mbyllura që kanë pushuar biznesin e tyre, por nuk i mbyllin dot. Ekzistojnë sikur janë të hapura vetëm për efekt të një ligji që çdo biznes që ka detyrim karshi tatimeve apo bashkisë etj dhe nuk e mbyll dot aktivitetin e tyre.”

Ai i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë me nëj tjetër paketë financiare.

Nga ana tjetër, pandemia ka rritur shitjet online, pasi fleksibiliteti që kjo metodë ofron i detyroi bizneset t’i përshtateshin situatës.

Duket sikur pandemia ka ndikuar në modernizimin e tregtisë në Korçë, duke rritur shitjet online, por e vërteta është se jo të gjithë bizneset kanë infrasturkturën e duhur për të reklamuar apo shitur produktet në atë mënyrë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>