
Papa Francesko do të takohet me Presidentin hungarez Janos Arder, kryeministrin Viktor Orban dhe përfaqësues të lartë të qeverisë, gjatë Kongresit të 52-të Ndërkombëtar Eukaristic, në shtator, njoftoi Kisha Katolike e Hungarisë.
Ky reagim erdhi pasi, një gazetë polake shkroi se Papa nuk do ët takohet me përfaqësues të shtetit hungarez për shkak të politikave të tyre të emigracionit, shkroi Euroactive.
Papa u akuzua nga mediat hungareze se po kërkon të turpërojë Hungarinë dhe po vepron në një mënyrë jo-kristiane.