Papa Françesku do të vizitojë me 3 tetor qytetin italian të Asizit. Ky do të jetë udhëtimi i i tij i parë jashtë Romës, që prej rënies së virusit, raporton La Repubblica.
Papa do të mbajë meshën me temë mbi atë se çfarë do të duhet të duket bota pas pandemisë dhe do të quhet ” Të gjithë Vëllezërit…”.
Prifti Enzo Fortunato tha në një deklaratë se papa do të udhëtonte në Asizi më 3 tetor, një ditë para Festës së Shën Françeskut, i cili lindi në qytetin e vogël kodrinor Umbrian në qendër të Italisë.
“Vizita do të jetë private, pa pjesëmarrjen e besimtarëve,” tha Fortunato.
Papa Françesku këtë javë mbajti meshën e tij javore në publik, për herë të parë në gjashtë muaj.