
Papa Françesku anulloi meshën e tradicionale të Pashkëve, për shkak të koronavirusit. E shtuna e madhe u mbajt pa besimtarë, u evitua tradita e pagëzimeve dhe nuk u ndezën qirinjtë e Pashkëve.
Papa Françesku mbajti një fjalim në përmes platformave online, ku u shpreh:
“Mos kini frikë, mos iu dorëzoni frikës. Frazën Gjithçka do të shkojë mirë’ ta përsëritim me këmbëngulje këto javë. Zoti është më i madh. Errësira dhe vdekja nuk e kanë fjalën e fundit.”

Kjo është hera e parë, që sheshi në Vatikan, është bosh. Shumë prej qytetarëve kanë ndezur qirinj, duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit në ballkonet e banesave të tyre.