Papa Françesku mori të mërkurën dozën e dytë të vaksinës së Pfizerit anti-Covid.
Po ashtu ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, mori dozën e dytë së vaksinës, bashkë me drejtuesit e lartë të Vatikanit.
Papa Françesku i ka bërë thirrje vazhdimisht njerëzve që të bënin vaksinën.
Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura.