Papa Françesku vaksinohet kundër Covid-19

Nga Exit News
Papa Françesku vaksinohet kundër Covid-19

Papa Françesku u vaksinua të enjten kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur Vatikani.

“Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut”, njoftoi  zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, u vaksinua të enjten në mëngjes. Nuk është ende e ditur se cilën vaksinë kanë përdorur ata.

Papa Françesku i ka bërë thirrje  vazhdimisht njerëzve që të bënin vaksinën.

Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme