
Papa Françësku dënoi sulmin ndaj Kapitolit në SHBA dhe tha se nga kjo ngjarje duhet nxjerrë mësim.
Kreu i Vatikanit tha të shtunën se ata që bëjnë veprime kundër demokracisë duhet të dënohen, kushdo qofshin, raporton Reuters.
“Kjo duhet të dënohet, kjo lëvizje, pa marrë parasysh kush është i përfshirë në të”, tha Papa për Canale 5.
Ndërtesa e Kapitolit në SHBA u pushtua të mërkurën nga një turmë e mbështetësve të presidentit në detyrë, Donald Tramp pasi ai iu bëri thirrje të marshonin në godinën ku ligjvënësit po shqyrtonin certifikimin e zgjedhjeve.
Pesë persona, përfshirë një oficer policie humbën në kaosin pasues.
Pasi trazirat u shuan, presidenti Tramp pranoi humbjen në zgjedhje dhe premtoi një tranzicion të qetë pushteti.