Parada e LGBT-së — Koha e premtimeve mbaroi

Parada e LGBT-së — Koha e premtimeve mbaroi

Dje u zhvilluan në Tiranë edicioni i gjashtë i Paradës Gay (P)Ride. Parada për të drejtat e komunitetit LGBT u zhvillua pa asnjë incident. Në të morën pjesë disa dhjetra aktivistë shqiptarë dhe nga rajoni të lëvizjes LGBT. Ato mbanin në duar flamuj dhe balona me ngjyrën e ylberit dhe qarkulluan me biçikletë nga Pallati i Kongresit, në Bllok dhe përgjatë Lumit Lana.

Në paradë morën pjesë një numër i vogël i komunitetit ndërkombëtar në vend. Kjo për arsye të njoftimit të përfaqësive të huaja në vend, të cilët paralajmëruan shtetasit e huaj që jetojnë në vend të qendrojnë larg protestës së opozitës.

Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi shprehën “zhgënjmin” e tyre për bojkotimin e eaktivitetit nga komuniteti ndërkombëtar. Në një njoftim për shtyp, ato u shprehën se:

Ne e lexuam lajmërimet e disa ambasadave për ditën e sotme dhe jemi shumë të zhgëjyer që lexuam se disa ambasada i kërkonin qytetarëve të tyre të shmangnin aktivitetit tonë. Kjo ishte zgënjyese për ne sepse në jemi larguar jemi evakuuar në disa qytete të tjera kur ka filluar dhuna apo kërcënimet kanë rrezikuar aktivitetin (mjafton të permendim Beogradin, Budvën apo Malin e Zi) — por ne asnjëherë nuk kemi parë komunitetin ndërkombëtarë të bojkotoi këto aktivitete.

Ne e kuptojmë shqetësimin e ambasadave për sigurinë e qytetarëve të tyre, ndaj ne nuk e marrim për keq dhe sigurisht respektojmë vendimin  etyre dhe solidarizohemi me shqetësimin e tyre për sigurinë.

Ne jemi më se të lumtur që vumë re se për herë të parë Tirana Pride ishte plot me të rinj shqiptarë, burra dhe gra të forta të cilët besojnë se ka ardhur koha për to të dalin hapur dhe të mos fshihen më në parqe apo të përfundojnë në Kopshtin Zoologjik!

Pjesmarërsit në Paradë u shoqëruan nga forca të shumta policie përgjatë të gjtihë trajektores së tyre, ndërkohë që nuk ndodhi asnjë veprim dhume apo u përdor gjuha e urrejtjes.

Këtë vit, Tirana Gay (P)Ride, organizimi më i madh i organizuar në Shqipëri që prej vitit 2001, ishte më shumë i lidhur me politikën se sa vitet e shkuara. Në banerin e madh, i cili u hap në fund të aktivitetit, shkruhej “Koha e Premtimeve mbaroi”.

Qeveria Rama, pavarësisht premtimeve elektorale, dështoi, gjatë katërvjeçarit të fundit, t’i përmbush ato. Qeveria dështoi në përmirësimin e kuadrit ligjore për mbrojtjen e të drejate të komunitetit LGBT.

Xheni Karaj, drejtoresha e Aleancës kundër Diskriminimit të komunitetit LGBT u shpreh se:

Parada jonë nuk është për qejf por ëshët një veprim politik. Një veprim politik i cili këtë vit dëshiron t’i tregoj njërëzve se koha e premtimeve ka mbaruar dhe ka ardhur koha për rezultate konkrete.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>