Paradoksi i qeverisë Rama: nuk njeh rezultatet e testimeve nga laboratorët që ka licencuar vetë

Nga Exit News
Paradoksi i qeverisë Rama: nuk njeh rezultatet e testimeve nga laboratorët që ka licencuar vetë

Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë koncesionare miliona euro nga paratë publike, për të bërë analizat e qytetarëve, por sërish në kohë pandemie, koncesionari nuk ka bërë asnjë testim për Covid-19.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, u sqarua se si qeveria nuk përdor laboratorët e koncesionarit, por ka licensuar tre laboratorë private të tjerë për të bërë analizat COVID me justifikimin për të lehtësuar ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit, dhe sërish nuk e njeh rezultatin e tyre.

Në këto laboratorë mund të kryhen testime COVID me pagesë, 100 euro për testin PCR dhe 30 euro për testimet sereologjike. Dhjetëra mijëra individë kanë bërë teste në këto laboratorë.

Por edhe këtu ka një paradoks: edhe pse të licensuar për të bërë teste, qeveria nuk e njeh rezultatin e këtyre testeve.

Nëse pacienti rezulton pozitiv në një laborator privat, pasi ka paguar 100 euro, duhet ta përsërisë testin në publik në mënyrë që të quhesh zytarisht ‘pozitiv’.

Pyetja që lind natyrshëm është: pse qeveria ka licensuar laboratorë privatë ndërkohë që nuk e njeh rezultatin e tyre? Përgjigja është e thjeshtë: vetëm që të bëjë para privati.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>