Paradoksi qeveritar i shpyllëzimit: edhe kur pemët priten, toka zyrtarisht mbetet pyll

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Paradoksi qeveritar i shpyllëzimit: edhe kur pemët priten, toka zyrtarisht mbetet pyll

(Exit.al) — Dy muaj më parë, Exit.al raportoi se Shqipëria është i vetmi vend evropian i cili po pret më shumë pemë se sa po mbjell, bazuar në të dhënat më të fundit të vitir 2010.

Në përgjigje të shpyllëzimit të vazhdueshëm të vendit, Këshilli i Ministrave miratoi në vitin 2015 një memorandum 10 vjeçar mbi prerjen e pyjeve, përjashto ato që përdoren për ngrohje. Memorandumi u kthye në ligj dhe ky i fundit u miratua nga Kuvendi në shkurt të viti 2016.

Qëllimi i ligjit është si më poshtë:

Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit

Për të gjetur se si është zhvilluar norma e shpyllëzimit në Shqipëri që nga viti 2010, dhe specifikisht që nga moratoriumi i vitit 2016, Exit.al i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Mjedisit, për të mësuar sa pemë janë prerë dhe sa janë mbjellë gjatë 7 viteve të fundit.

Korrespondenca zyrtare mbi këtë çështje, tregon qartazi se qeveria nuk ka asnjë informacion faktik për normën e shpyllëzimit në vend dhe është tërësisht e paaftë për të monitoruar pyjet shqiptare:

Termi “Shpyllëzim” sipas përcaktimit ligjor […], nuk ka të bëjë me sipërfaqet që janë tjetërsuar dhe kanë ndaluar së funksionuari si “pyje”. […] Pavarësisht nëse pyjet janë prerë ose jo (me ose pa leje, si për shembull në mënyrë të paligjshme), ose digjen ose dëmtohen, ato vazhdojnë të ekzistojnë si rezerva pyjore dhe nuk zhduken.

Sipas përcaktimit ligjor, zonat e shpyllëzuara në Shqipëri nuk përcaktohen më si rezerva pyjore (por, për shembull, si tokë bujqësore).

Madje edhe kur pyjet e tanishme priten, kur pemët zhvendosen fizikisht ose një zonë e tërë rrafshohet nga zjarri, pylli “mbetet”, sepse zona ku ndodhen pemët është ende e përcaktuar si pyll.

Ky duket një përcaktim shumë i çuditshëm i shpyllëzimit.

Por kjo nuk është e gjitha, Ministria e Mjedisit deklaroi se ato kishin “informacion, po jo të dokumentuar” për shpyllëzimin e rezervave pyjore në Shqipëri:

Nëse ju kërkoni kuptimin e shfrytëzimit të rezervës pyjore […], ju lutem më lejoni t’ju informoj se unë kam informacion, por jo dokumentacion. Dokumentacioni është shumë voluminoz dhe të skanosh ose të fotokopjosh atë dhe t’ju a vënë në dispozicion është absolutisht e pamundur.

Në mënyrë të shquar, përcaktimi ligjor i pyllit është ai që ka rëndësi për Ministrin e Mjedisit, më shumë se sa pemët fizike që filtrojnë ajrin, na japin hije dhe parandalojnë erozionin. Nuk ka asnjë bazë, në kuptimin që nuk ka procesuar të dhënat “shumë voluminoze” që ka, se sa shumë pemë u prenë realisht ose u mbodhën gjatë këtyre viteve.

Për më shumë, përcaktimi ligjor i pyllit dhe shpyllëzimit i shpjeguar nga Ministria e Mjedisit duket pak i ndryshëm nga ai që nënkuptohet në moratorimumin e pyjeve, i cili ka për qëllim të luftojë prerjen e pemëve brenda rezervave pyjore (të cilat ministria nuk mund ti monitorojë).

Nga komunikimi jonë me Ministrinë e Mjedisit, mund të kuptohet se:

Pasi dikush të ndryshojë përcaktimin ligjor të një pjese të tokës nga rezervë pyjore në tokë bujqësore ose tokë për ndërtim, ju mund ti prisni pemët në të, pavarësisht moratoriumit. Kjo, për shembull ndodhi rishtazi në Lezhë. Kjo ligjërisht kategorizohet si shpyllëzim, por nuk mbulohet nga moratoriumi kundër shpyllëzimit.

Nëse ju prisni në mënyrë të paligjshme pemët në rezervat pyjore, nuk ka rëndësi sa, toka mbi të cilën ju i prisni ato do të vazhdojë të quhet ligjërisht pyll edhe pse në të nuk ka më pemë.

Kjo prerje nuk vlerësohet si shpyllëzim sipas përcaktimit ligjor, edhe pse ajo llogaritet si shpyllëzim sipas moratoriumit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>