Paralajmërimi zyrtar: Britania në ‘moment kulmor’ të krizës Covid-19

Nga Exit News
Paralajmërimi zyrtar: Britania në ‘moment kulmor’ të krizës Covid-19

“Britania e Madhe është në një moment kulmor të krizës së koronavirusit dhe duhet të lëvizë shpejt për të evituar një ripërsëritje të historisë”.

Kështu u shpreh zëvendës ministri i shëndetit, Jonathan Van-Tam në një paralajmërim të papritur, ku nënvizoi se “më e keqja nuk ka ardhur ende” nëse ne të gjithë nuk reagojmë tani.

Sipas tij vendi është në një situatë të ngjajshme me atë të muajit mars kur pandemia ishte në kulm të saj dhe afrimi i sezonit të dimrit vetëm sa e përkeqëson situatën.

Rreth 224,000 qytetarë janë infektuar me koronavirus në javën e kaluar në Britani. Kjo shifër, krahasuar me 116,000 të infektuar të një jave më parë, tregon rritje të ndjeshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>