Paratë e bankave do shoqërohen nga Policia e Shtetit

Policia e Shtetit do të shoqërojë paratë e bankave të nivelit të dytë. Ministria e Brendshme po harton planin më të ri që i heq kështu të drejtën shoqërive private për të lëvizur të vetme paratë. Vendimi më i ri i Ministrisë së Brendshme vjen pas grabitjes së fundit të 2.7 milionë eurove pranë Rinasit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se policia private “Jaguar” nuk ka përmbushur kushtet e sigurisë. Dy mjetet që po lëviznin paratë nuk ishin të blinduara por të përshtatura si të tilla. Të tjera shkelje të konstatuara ishin dhe mos ndezja e kamerave në automjete apo dhe mungesa e vendosjes së GPS tek paratë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>