
Franca ka shpallur si zona me rrezik të lartë për përhapjen e Covid-19 Parisin dhe Marsejën, dy prej qyteteve më të mëdha të vendit. Vendimi i qeverisë i lejon autoriteteve lokale që të vendosin masa më të rrepta në këto qytete.
Jerome Salomon, kreu i shërbimit shëndetësor kombëtar të Francës, deklaroi të shtunën se veçanërisht ‘situata në këto dy qytete po përkeqësohet nga java në javë’, me numrat e të infektuarve që po rriten ndjeshëm.
Salomoni tha se ka “gjithnjë e më shumë njerëz që infektohen, gjithnjë e më shumë njerëz që mbërrijnë në spitale, duhet të reagojmë para se të fillojmë të numërojmë viktima të reja.”
Agjencia Kombëtare e Shëndetit raportoi të enjten 2,669 raste të reja me koronavirus, duke e shkallën e infeksionit të Francës për 100,000 njerëz në mbi 30.
Aktualisht në Francë numri i të infektuarve ka arritur në 249 mijë, ndërsa numri i vdekjeve në mbi 30 mijë.