Qeveria franceze do të shtojë kufizimet për bizneset dhe qytetarët në Paris, pasi numri i të infektuarve ditorë po rritet ndjeshëm.
Nga e hëna, 5 tetor, pritet që në Paris të mbyllen të gjithë baret dhe lokalet, nuk do të lejohen më grupimet e qytetarëve dhe do të kufizohet ndjeshëm lëvizja e qytetarëve dhe në ambiente të hapura.
Vetëm të shtunën, Franca raportoi 16 972 të infektuar të rinj me koronavirus.
Prej disa javësh tashmë, në Francë është e detyruar mbajtja e maskave si brenda, ashtu dhe në ambientet e jashtme, por as kjo masë nuk ka mundur ta ulë numrin e të infektuarve.
Shifrat nga agjencia shëndetësore rajonale ARS tregojnë se rastet e reja të koronavirusit mbeten mbi 250 për 100 mijë banorë në Paris, një prag që shkakton protokollin e alarmit maksimal që ka goditur tashmë qytetet jugore Aix-en-Provence dhe Marseille dhe rrethinat e tyre.
Në total në Francë numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 607 mijë persona, ndërsa numri i viktimave në mbi 32 mijë.