Parlamenti Europian korrigjon deklaratën mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë

Parlamenti Europian korrigjon deklaratën mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë

Parlamenti Europian ka bërë korrigjimet e nevojshme në deklaratën mbi raportin e Shqipërisë, duke shtuar se mbeshtet çeljen e negociatave, sapo të plotësohen kushtet e vendosura nga Këshulli i Evropës.

Një ditë pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, Parlamenti Europian, me anë të një deklarate për shtyp, bëri thirrje për mbajtjen pa vonesa të konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo u pasqyrua në mediat shqiptare si kërkesë për nisjen e menjëhershme të negociatave,  pasi Shqipëria kishte përmbushur të gjitha kushtet.

Por vetëm disa orë më pas, reporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, kërkoi korrigjimin e njoftimit të PE.

Përmes një postimi në Twitter, Lega shkroi se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, që kishte të bënte me përmbushjen e kushteve të nevojshme për kalimin në hapjen e negociatave.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferencës  ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. Por harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian”. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst”, shkroi ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>