
Ligjvënësit e BE miratuan një fond prej 672.5 miliardë Euro të mërkurën, për të ndihmuar vendet anëtare nga efektet e pandemisë së koronavirusit.
Rregullorja për Lehtësimin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF) u miratua nga Parlamenti Evropian me 582 vota pro, 40 kundër dhe 69 abstenime.
I përbërë nga hua dhe grante, RRF është shtylla e fondit stimulues që ligjvënësit miratuan në vitin 2020.
Fondet “do të jenë në dispozicion për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë”, sipas një deklarate.
Financimi do të jetë i disponueshëm për tre vjet dhe qeveritë e BE mund të kërkojnë parafinancim deri në 13% për planet e tyre të rimëkëmbjes.
Tetëmbëdhjetë vende të BE kanë paraqitur tashmë planet e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë. Dega ekzekutive e BE-së është aktualisht në procesin e vlerësimit të këtyre propozimeve.