Parlamenti hollandez diskutoi sot, 3 nentor raport vlerësimin e qeverisë hollandeze mbi progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, gjatë seancës për përgatitjen e mbledhjes për takimin ministerial në 10 nentor në Bruksel. Lajmi u njoftua nga ambasada holandeze në Tiranë.
Pas përfundimit të takimit, deputeti hollandez Pieter Omtzigt shkroi në Twitter, se:
“Ne sapo diskutuan në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok qartazi deklaroi se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë miratimin e tij.
Problemet e diskutuar përfshijnë vakancat në gjykatat e larta, dënimin e krimeve të zyrtarëve të lartë dhe reforma zgjedhore, në vecanti pjesa e dytë e miratuar në mënyrë të njëanshme”.
Ambasada e Hollandeze sqaron se Hollanda mbështet gjetjet e raporti të Këshillit Evropian si dhe thekson qendrimin e qeverisë hollandeze se:
“Një herë që të gjitha kushtet e vendosura në Mars 2020 sipas konkluzioneve të Këshillit Europian të jenë përmbushur, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare”.
Më poshtë sqarimi i plotë i qendrimit të qeverisë hollandeze për Shqipërinë:
Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën e zgjerimit, pjesë e së cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.
Diten e premten, datë 3 tetor, qeveria hollandeze dergoi në parlament vlerësimin e saj për këtë paketë zgjerimi.
Po të njëjtën ditë, Ministri Blok dhe Ministri në detyrë Cakaj patën një takim online, gjatë të cilit Shqipëria u komplimentua për progresin e bërë me reformat, pavarësisht rrethanave të vështira.
Sikurse citohet edhe në letrën e dërguar Parlamentit, qeveria hollandeze e njeh se Shqiperia ka vijuar të bëjë përparim në të gjitha fushat kryesore (prioritetet kyce).
Njëkohesisht, qeveria nenvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmeria e punës me ndërtimin e gjurmimit dhe dënimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Hollanda mbetet e angazhuar në menyre aktive për të mbështetur Shqipërine në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor.