Parlamenti votoi me 97 vota pro emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre e Bujqësisë.
Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa në vendin e tij te ministria e Bujqësisë do të jetë Milva Ekonomi.
Më herët Çuçi ka qenë Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.
Meta ka dekretuar emërimin e Blendi Çuçit si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomit si ministre të Bujqësisë, vetëm pak minuta pas mbërritjes së propozimeve në Presidencë.
Ministrja e re e Bujqësise e cilësoi përgjegjësi të madhe detyrën e re, për të çuar përpara reformën e nisur në mbështetje të fermerëve përmes uljes së taksave.