Partia e Socialistëve Europiane ka mbështetur fuqimisht prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në deklaratën e tyre pas prishjes sëTeatrit, PSE lavdëroi kryeministrin Edi Rama për “marrjen e përgjegjësisë dhe reagimin” për të shkatërruar këtë ndërtesë “të rrezikshme” dhe “problematike”.
“Qeveria socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar,” informon PES, ndërsa shton se “planet për ndërtimin e një teatri të ri, modern janë tashmë në lëvizje, pas një seri konsultimesh publike dhe transparente.”
Presidenti i PES Sergei Stanishev ka informuar më tej publikun se teatri është pronë e bashkisë së Tiranës. Ai paralajmëroi “disa forca politike” të ndalojnë përdorimin e situatës për të ngadalësuar përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Në fund, partia dënoi artistët dhe aktivistët që pushtuan ndërtesën e teatrit në përpjekje për ta shpëtuar atë nga prishja, duke “sabotuar veprat publike”.
Partia Socialistëve Europianë ka 148 nga 705 vende në Parlamentin Europian.