Partia e Socialistëve Europianë mbështet prishjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Partia e Socialistëve Europianë mbështet prishjen e Teatrit Kombëtar Partia Socialistëve Europianë

Partia e Socialistëve Europiane ka mbështetur fuqimisht prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në deklaratën e tyre pas prishjes sëTeatrit, PSE lavdëroi kryeministrin Edi Rama për “marrjen e përgjegjësisë dhe reagimin” për të shkatërruar këtë ndërtesë “të rrezikshme” dhe “problematike”.

“Qeveria socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar,” informon PES, ndërsa shton se “planet për ndërtimin e një teatri të ri, modern janë tashmë në lëvizje, pas një seri konsultimesh publike dhe transparente.”

Presidenti i PES Sergei Stanishev ka informuar më tej publikun se teatri është pronë e bashkisë së Tiranës. Ai paralajmëroi “disa forca politike” të ndalojnë përdorimin e situatës për të ngadalësuar përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Në fund, partia dënoi artistët dhe aktivistët që pushtuan ndërtesën e teatrit në përpjekje për ta shpëtuar atë nga prishja, duke “sabotuar veprat publike”.

Partia Socialistëve Europianë ka 148 nga 705 vende në Parlamentin Europian.

 

6 komente

  1. . 21 Maj, 2020 në 2:59 pm

    Dhe kur sheh simpatizantet e Soros qe marrin mikrofonin te flasin tek protesta, atje kupton qe ska opozite vetem fasade. Ska nje parti qe te mbroje viktimat e sistemit socialist autoritar, sepse edhe viktimat i zgjedhin ata.

  2. . 21 Maj, 2020 në 3:00 pm

    Dhe kur sheh simpatizantet e Soros qe marrin mikrofonin te flasin tek protesta, atje kupton qe ska opozite vetem fasade. Ska nje parti qe te mbroje viktimat e sistemit socialist autoritar, sepse edhe viktimat i zgjedhin ata..

  3. Ardo 21 Maj, 2020 në 3:01 pm

    Pse nuk thoni qe qenka mazhorance absolute…. 🙁 .., dhe keshtu, kane shprehur edhe qendrimin e PE.

  4. . 21 Maj, 2020 në 3:37 pm

    Dhe kur sheh simpatizantet e Soros qe marrin mikrofonin te flasin tek protesta, atje kupton qe ska opozite vetem fasade. Ska nje parti qe te mbroje viktimat e sistemit socialist autoritar, sepse edhe viktimat i zgjedhin ata.

    Dhe kur sheh simpatizantet e Soros qe marrin mikrofonin te flasin tek protesta, atje kupton qe ska opozite vetem fasade. Ska nje parti qe te mbroje viktimat e sistemit socialist autoritar, sepse edhe viktimat i zgjedhin ata..

  5. emri 21 Maj, 2020 në 3:39 pm

    Jepi Exit festoni !!! Erdhi dita juaj.

  6. emri 21 Maj, 2020 në 3:40 pm

    po ta pranojne dalin bllof. nuk e njihke evropen me duket. socialiste e thekur ngeli gjithe jetes.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme