Klement Balili, shembulli i dështimit të shtetit

Klement Balili, shembulli i dështimit të shtetit

Policia e Sarandës sekuestroi sot hotelin Santa Quaranta dhe 25 apartamente në Sarandë në pronësi të Klement Balilit, në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Gjykata vendosi për sekuestrimin e pronave të Balilit 18 muaj pasi autoritete greke sollën kërkesën për arrestimin e tij, duke e cilësuar si “baroni i drogës së Ballkanit”.

Aktiviteti i biznesit dhe pasuritë e pajustifikuara të Zotit Balili duhet të ishin sekuestruar me kohë. Madje ato duhet të kishin ngjallur dyshime dhe duhet të ishin bërë objekt i ndërhyrjes së dhjetra institucioneve shtetërore, në nivelin lokal dhe qëndror shumë kohë përpara kërkesës së policisë greke.

Por asnjë institucion nuk ka vepruar. Klement Balili deri në momentin e publikimit të dosjes së ardhur nga Greqia kundër tij mbante postin e Drejtorit të Transportit në Sarandë, detyrë te cilën e kryente që nga viti 2013.

Madje ai pavarësisht urdhërave të arrestit nga dy shtete dha një intervistë për gazetën greke Ethnos, më 30 tetor 2016, ku u shpreh se akuzat ndaj tij janë politike dhe bëhen me qëllim për të dëmtuar kryeministrin Edi Rama.

E gjithë çështja Balili ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë edhe sot dështimin total të gjithë strukturave ligjzbatuese në të gjitha nivelet e pushtetit në Shqipëri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>