
Pas më shumë se 3 vitesh hetimi, dosja 184, e njohur si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër, është ende në fazat e para të hetimit.
Kjo pasi Prokuroria e Dibrës nuk ka staf të mjaftueshëm për të zbardhur dhe hetuar dosjen.
Aktualisht stafi i vogël i prokurorisë po punon për zbardhen dhe transkiptimin e më shumë se 60 disqeve me përgjime. Pa përfunduar zbardhja e tyre, prokuroria nuk mund të bëjnë veprime të tjera.
Në shtator 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda kaloi hetimet për “Dosjen 184” në prokurorinë e Dibrës. Ky kalim u bë në shkelje të ligjit.
Në janar 2020, SPAK konfirmoi vendimin dhe nuk pranoi të merrte çështjen për shqyrtim.
Megjithëse dosja 184 përfshin përgjime të ish-Ministrave Tahiri, Gjiknuri dhe deputetë socialistë në biseda me policë, biznesmenë dhe persona të dyshimtë të cilët angazhohen për të siguruar vota në mënyra të paligjshme për zgjedhjet në Dibër, – SPAK nuk pranoi ta shqyrtojë atë. (Kliko këtu për t’i dëgjuar përgjimet.)