
12 persona të infektuar me koronavirus u zbuluan në 24 orët e fundit, ose rreth 60 për qind më pak se të enjten, kur ISHP njoftoi 28 të infektuar të rinj.
E premtja, 27 mars, është dita e parë që prej 22 marsit kur numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se në ditën paraardhëse.

Mes të infektuarve të rinj, 5 persona janë në Tiranë, duke çuar numrin e të prekurve në qytet në 107, ose sa 57 për qind e të prekurve në total.
Ndërsa personat e tjerë me Covid-19 zbuluar 24 orët e fundit janë:
-2 persona në Pukë;
-1 person në Korçë;
-2 persona në Fieri;
-1 person në Durrës,
-1 person në Shkodër.
Deri tani në 16 nga 61 bashki ka pacientë të prekur me koronavirus.