Pas 6 muajsh hapet Taj Mahal, kufizon numrin e turistëve që mund ta vizitojnë

Nga Exit News
Pas 6 muajsh hapet Taj Mahal, kufizon numrin e turistëve që mund ta vizitojnë

Mauzola e shekullit 17 në qytetin Agra të Indisë, Taj Mahal, rihapi dyert për turistët pas gjashtë muajsh.

Taj Mahal u mbyll në muajin mars për shkak të pandemisë pasi India ndërmori masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e virusit.

Vetëm 5,000 turistë në ditë do të vizitojnë Taj Mahal-in, duke respektuar masa të sigurisë kundër koronavirusit.

Taj Mahal tërhiqte para pandemisë  rreth 70,000 turistë në ditë. Ai është ndërtuar nga perandori Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Mbyllja e saj për gjashtë muaj ka qenë më e gjata me të cilën është përballur ky momument.

Për herë të fundit, Taj Mahal qendroi e mbyllur për pak ditë vitin 1971, gjatë një lufte midis Indisë dhe Pakistanit dhe në vitin 1978, kur në qytetin Agra pati përmbytje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>