Pas Francës, 9 vende anetare propozojnë ndryshime për procesin e anëtarësimit

Pas Francës, 9 vende anetare propozojnë ndryshime për procesin e anëtarësimit

9 vende të BE-së kanë paraqitur një propozim të ri për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Propozimi i tyre vjen pas propozimit francez për reformimin e procedurave të BE-së për anëtarësimin e vendeve të reja, i publikuar muajin e kaluar. Lajmi u publikua nga European Western Balkans dhe u përkthye nga Exit.al.

Austria, Cekia, Estonia, Italia, Letonia, lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia kanë hartuar një propozim të quajtur “Elementët për të forcuar procesin e zgjerimit dhe për të mbështetur dhe përshpejtuar integrimin e Ballkanit perëndimor”.

Reforma e procesit të zgjerimit duhet të kryhet përpara vendimit për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, i cili duhet të merret ne mars të 2020, thuhet në prezantimin e dokumentit.

Sipas dokumentit, të parë nga European Western Balkans, 9 vendet propozojnë grupimin e kapitujve të anëtarësimit në dy fusha kryesore, në linjë me tetë prioritete e Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit. Propozimet kryesore janë:

Kapitujt e anëtarësimti duhet të grupohen sipas prioriteteve të BE-së. Ato mund të hapen njëkohësisht dhe jo njëri pas tjetrit.
Duhet të përmirësohen Kapitujt 23 dhe 24 mbi shtetin e së drejtës. Dokumenti propozon se duhet të ketë rekomandime dhe prioritete më të qarta, përfshirë kohëzgjatjen. BE duhet të ofrojë më shumë mbështetje në zbatimin e acquis.

“Të gjtha instrumentet e pranishme të procesit të anëtarësimit, përfshijnë klauzolën e paqëndrueshmërisë, duhet të eksplorohet më shumë për të forcuar më shumë përfitimet e BE-së”, shkruhet në dokument.

Niveli i zbatimti të Acquis BE duhet të jetë i matëshëm, i krahasueshëm dhe i komunikueshëm, dhe përparimet në vlerësim duhet të merren parasysh.

Ndërsa për incentivat financiare, dokumenti thekson se ato duhet të jenë më efektive dhe të targetuara. Pjesmarrja graduale në tregun e përbashkët evropian dhe hapja e më shumë programeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të konsiderohet.

Duhet të zhvillohen takime të përvitshme të Këshillit Evropian me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor. Konference ndërqeveritare duhet të ketë më shumë rëndësi politike.

Duhet të rritet pjesmarrja e përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor në takimet e veçanta të Këshillit, në Komitetin e Këshillit dhe grupet e punës së Komisionit.

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor duhet të diskutohet në Konferencën mbi të ‘Ardhmen e Evropës’, e planifikuar për 2020-2022.

Mbajtja e “Konferencës Evropian” në të gjithë rajonin për të promovuar dialogun dhe këshillimin. Parlamenit Evropian, parlamentet kombëtare dhe shoqëria civile duhet të përfshihen në këtë nisëm.
Anëtarësimi i plotë i rajonit mbetet qëllimit final i procesit, dhe dyert e BE-së mbeten të hapura, thuhet në fund të dokumentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>