Pas padisë së këshillit bashkiak, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi se ka vepruar tërësisht në përputhje me ligjin.
Në një deklaratë për mediat, ajo pohoi se nuk është njohur me projektvendimet dhe se është e paqartë në lidhje me pretendimet e këshillit.
“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.”
Ajo pohoi se bashkitë e Vlorës, Kamzës, Lushnjes kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.