Pas protestave, Vuçiç tërhiqet nga rivendosja e kufizimeve në Serbi

Nga Exit News
Pas protestave, Vuçiç tërhiqet nga rivendosja e kufizimeve në Serbi

Protestat e dhunshme të serbëve për dy ditë me radhë, në Beograd dhe Novi Sad, kanë detyruar presidentin Vuçiç të tërhiqet nga vendimi për të vendosur shtetrrethim në Serbi pas rritjes së dytë të rasteve të koronavirusit.

Të martën, 7 korrik, Vuçiç njoftoi se do të rivendoste masa dhe orare të rrepta gjatë gjithë javës për të parandaluar përhapjen e Covid-19, pasi në 24 orë humbën jetën 13 të infektuar.

Ky lajmërim zemëroi qytetarët të cilët nisën protestat në Beograd dhe Novi Sad. Protestuesit kërkonin dorëheqjen e Vuçiçit. Ata u përplasën me policit dhe hodhën mjete të forta në drejtim të tyre.

Protestuesit goditën me gurë ambientet e partisë së Vuçiçit, e cila është partia në pushtet (SNS).

Ndërsa në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit.

Policia serbe hodhi gaz lotsjellës dhe ushtroi dhunë mbi protestuesit për t’i shpërndarë ata.

Nga përleshjet, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Pas dy ditëve protesta, mbrëmjen e të mërkurës, presidenti Vuçiç tha se Shtabi i Krizës mesiguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>