Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia siguron ilaçin që kuron Covid-19

Nga Exit News
Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia siguron ilaçin që kuron Covid-19

Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka siguruar doza të ilaçit ‘Remdesivirin’ për të kuruar të sëmurët me Covid-19.

Maqedonia do të përfitojë ilaçin si pjesë e kontratës që Komisioni Europian ka bërë me kompaninë farmaceutike ‘Gilead’ për blerjen e 500 mijë dozave të ilaçit.

Kjo kontratë u financua nga Instrumenti i Ndihmës Emergjente i Komisionit (ESI), me një vlerë totale prej 70 milion eurosh.

Pjesë e marrëveshjes janë 36 vende, të gjitha vendet e BE-së, vendet e EEA-së, Norvegjia dhe Islanda, Britania e Madhe, si dhe gjashtë vende Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina).

Që prej korrikut, Komisioni Europian ka lejuar përdorimin e ilaçit ‘Remdesivirin’ për trajtimin e të infektuarve me koronavuris që ndodhen në gjendje kritike.

Ky është ilaçi i parë i autorizuar nga Bashkimi Europian për trajtimin e virusit Covid-19.

Remdesivirin është ilaçi që është përdorur kundër sëmundjes së Ebolës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>