Pas Tiranës, vaksinimi kundër COVID-19 do të zhvillohet në Vlorë dhe Shkodër.
Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP tha në një intervistë për ABC News, se në një etapë të dytë, vaksinimi do të decentralizohet në Vlorë dhe në Shkodër.
“Po përgatitet Vlora dhe Shkodra. E rëndësishme është të fillojmë vaksinimin në mënyrë të centralizuar më pas pavarësisht nga transporti do të shpërndahen sipas grafikut, Shkodra dhe Vlora në një etapë të dytë. Nëse vaksina hapet brenda disa orëve duhet të ezaurohet. Në kushtet frigoriferike dhe vendosja në këto dy zona, Shkodër dhe Vlorë, do të jetë një facilitet”
Tomini tha se janë siguruar frigoriferë që arrijnë temperatura -70 gradë celsius për 30 mijë doza.
“Janë siguruar për rreth 30 mijë doza frigoriferët mbi -70 gradë. Ne jemi në gatishmëri edhe me tre frigoriferët që janë në qendrën e barnave, një në QSUT dhe ISHP që ka dhomat frigoriferike. Megjithatë për Pfizer për 30 mijë dozat janë siguruar frigoriferët -70 gradë. Lotet do të jenë nga 30 mijë doza”