
Drejtuesja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer është tërhequr nga kandidatura e saj si kancelare e gjermanisë dhe nga posti i kryetares së CDU-së, partisë së kancelares Merkel.
Annegret Kramp-Karrenbauer, e njohur si pasuesja e Merkelit, u dorëhoq pas skandalit të javës së kaluar në landin e Tyringisë, ku partia e ekstremit të djathtë AfD dhe partia e Merkelit CDU bashkoi votat për të zgjedhur kryeministrin nga partia liberale FDP.
Ky bashkim votash u kritikua ashpër nga media, të cilat e quajtën Annegret Kramp-Karrenbauer si pa autoritet brenda partisë.
Nuk dihet ende se cili mund të jetë pasuesi i saj si kreu i CDU-së.
Kancelarja Merkel ka njoftuar që prej 2018-ës se nuk do të kandidojë më për kancelare të Gjermanisë.