Pasi i dhunoi, policia heton 17 protestuesit

Nga Exit News
Pasi i dhunoi, policia heton 17 protestuesit

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 17 qytetarë, të cilët morën pjesë në 24 qershor në dy protesta: një për transportin publik dhe një për HEC-et.

Sipas policisë, personat e shoqëruar janë organizatorët dhe akuzohen për ‘organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme’, ‘mosbindje ndaj policisë’ dhe ‘pengim të qarkullim rrugor’.

Policia pretendon se qytetarët nuk kanë pasur leje për të protestuar, por grupimi qytetar “Të mbrojmë lumenjtë”, i cili dje protestoi kundër ndërtimit të HEC-ve, ka bërë publike njoftim që ka dorëzuar në polici për protestën.

Në 24 qershor, policia shpërndau me dhunë dy protesta, një gjatë paradites të shoqatave të transportit dhe një gjatë pasdites, të aktivistëve në mbrojtje të natyrës.

Megjithëse protestuesit i kanë shpjeguan policëve se kanë njoftuar për organizimin e protestës, policët, mes të cilëve dhe shumë veshur civil, kanë marrë zvarrë protestuesit, si tregohet në videon e shpërndarë nga Organizata Politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>