
Banorët e Venecias po vërejnë një përmirësim të madh në kthjellësinë e ujërave në kanalet e famshme që përshkojnë qytetin e Venecias, të cilat janë duke u pastruar për herë të parë ndër vite. Nga ujërat e pastruar mund të vërehen edhe peshqit, të cilët nuk mund të shihen në ujërat zakonisht të errët e të turbullt.
Karantinimi i banorëve të Venecias prej Koronavirusit- Covid 19, i ka lënë rrugët e qytetit të famshëm italjan bosh prej disa javësh tanimë dhe mungesa e lundrimit ka çuar në sedimentimin natyral të ujit në kanalet e famshme të qytetit.