Pavarësisht karantinës, Franca shënon rekord të infektuarish

Nga Exit News
Pavarësisht karantinës, Franca shënon rekord të infektuarish

Franca raportoi të hënën 52,518 të infektuar të rinj me koronavirus, duke bërë ditën me më shumë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në vend.

Të dhënat zyrtare treguan se 418 njerëz të infektuar humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 37,435.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 1.46 milion.

Autoritetet kanë raportuar se një total prej 25,143 njerëz janë duke u trajtuar, ku 3,730 janë në terapi intensive.  Në 24 orët e fundit 877 qytetarë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 119,104.

Shkalla e testeve pozitive të Covid-19 në vend u rrit në 20.6%.

Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të viruseve, në të gjithë Francën janë vendosur masa të forta për të kufizuar lëvizjen e vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>